Nejčastější dotazy
Si mund ta regjistroj kartën time në Ditën Mastercard për të përfituar kthim parash?
Duhet të shkoni në https://www.priceless.com/dite dhe të regjistroni kartën tuaj (debit, kredit, të parapaguar apo kartë biznesi) Mastercard të lëshuar nga një institucion financiar shqiptar duke vendosur emrin, mbiemrin, email-in dhe numrin e plotë 16-shifror të kartës tuaj Mastercard, dhe të klikoni "Regjistrohu". Pas këtij hapi, do të shfaqet një mesazh në ekran lidhur me rezultatin e regjistrimit: i suksesshëm ose jo. Gjithashtu, nëse karta regjistrohet me sukses, do të merrni një email konfirmimi në adresën e email-it që keni shkruar në formular.
Si mund ta di nëse jam regjistruar me sukses për programin e Ditës Mastercard?
Pas plotësimit të formularit dhe klikimit të butonit "Regjistrohu" në faqen https://www.priceless.com/dite, do të shfaqet një mesazh konfirmimi me ikonë të gjelbër. Gjithashtu, do të merrni një email konfirmimi në adresën e email-it që keni shkruar në formular.
A duhet ta regjistroj kartën gjatë çdo jave të programit?
Jo, nuk është e nevojshme ta regjistroni kartën çdo javë. Pasi të regjistroheni një herë, do të merrni pjesë në të gjitha fazat e programit dhe do të përfitoni kthim parash për të gjitha blerjet e vlefshme të kryera të martave në vitin 2025.
Çfarë kartash mund të marrin pjesë në programin e Ditës Mastercard?
Të gjitha kartat (debit, kredit, të parapaguara) për individë dhe kompani të lëshuara në Shqipëri mund të marrin pjesë në program. Kartat Maestro/Cirrus nuk janë pjesë e këtij programi dhe nuk mund të regjistrohen.
Sa karta mund të regjistroj për Ditën Mastercard?
Nuk ka kufizime për numrin e kartave që mund të regjistrohen në këtë program, ndaj mund të regjistroni disa karta të lëshuara në Shqipëri.
Kur dhe çfarë lloj blerjesh duhet të bëj që të përfitoj kthim parash nga programi?
Do të përfitoni kthim parash për të gjitha blerjet e vlefshme të bëra nga ora 00:00 deri në 23:59 çdo të martë të vitit 2025, duke filluar nga data 1 korriku.
Blerjet e vlefshme janë ato në biznese shqiptare në kategoritë:
- Supermarkete
- Restorante, pastiçeri, fast food-e, ëmbëltore, bare, kafene, biznese kateringu
- Hotele
- Taksistë
A janë të vlefshme blerjet e bëra jashtë vendit për kthim parash?
Jo, kthimi i parave ofrohet vetëm për blerje lokale në Shqipëri te bizneset fizike dhe online nga kategoritë e pranueshme.
A ka ndonjë limit për kthimin e parave që mund të marr?
Po, ka. Mund të merrni deri në 10% kthim parash nga shuma totale e blerjeve të kryera në Ditën Mastercard, me limit maksimal prej 2500 lekësh për kartë çdo muaj. Mund të përfitoni disa kthime parash nëse keni disa transaksione, por në total, kthimi i parave për muajin përkatës nuk mund të kalojë 2500 lekë.
Sa kohë duhet për të marrë kthimin e parave?
Kthimi i parave ndodh automatikisht, por jo menjëherë. Procesimi i transaksionit mund të zgjasë deri në 10 ditë, i cili varet nga procesimi i biznesit dhe procedurat e bankës lëshuese.
Pse nuk e përfitova kthimin e parave?
Kthimi i parave nuk ndodh menjëherë. Mund të zgjasë deri në 10 ditë. Gjithashtu, sigurohuni të kontrolloni:
- nëse pagesa është bërë në një ditë të martë,
- nëse keni përdorur kartën e regjistruar;
- nëse pagesa është kryer te tregtarët e pranueshëm;
- nëse keni kaluar kufirin prej 2500 lekësh për muajin.
Po ashtu, mund të ketë raste kur biznesi nuk ka POS-in e konfiguruar siç duhet dhe rezulton i regjistruar në një kategori tjetër nga ato qe përfshin programi.
A ka tarifa për kthimin e parave?
Mund të ketë tarifa nga ana e institucionit që ka lëshuar kartën, por këto nuk janë të lidhura me Mastercard-in apo programin.
A do të përfitoj kthim parash nëse kam bërë blerje te një biznes pjesëmarrës por kam përdorur një kartë tjetër?
Jo. Paratë kthehen vetëm për kartat Mastercard që janë regjistruar me sukses në program. Kthimi i parave llogaritet vetëm për blerjet e bëra pas regjistrimit të suksesshëm të kartës. Blerjet e mëparshme (të bëra përpara regjistrimit të suksesshëm në program) nuk konsiderohen.
Si mund të kontrolloj nëse paratë janë kthyer në kartën time?
Të gjitha transaksionet e kthimit të parave do të kenë përshkrimin “MastercardDay cashback”, që mund të kontrollohen në historikun e transaksioneve të kartës suaj përmes kanaleve të ofruara nga banka (p.sh., aplikacioni bankës në celular, online banking, etj.).
Si mund ta di shumën e parave që më është kthyer?
Mund të kontrolloni transaksionet me përshkrimin “MastercardDay cashback” në kanalet që ofron banka lëshuese dhe të mblidhni shumën totale që ju është kthyer.
Ku mund të gjej të gjitha detajet e këtij programi?
Detajet e këtij programi gjenden këtu: https://www.priceless.com/dite.
A duhet të kem një llogari në priceless.com për të regjistruar kartën për programin Dita Mastercard?
Jo, nuk është e nevojshme për programin, por jeni të mirëpritur të vizitoni faqen dhe të krijoni një profil në priceless.com.
Ku mund të drejtoj pyetjet e mia lidhur me programin Dita Mastercard?
Ju lutem, drejtoni pyetjet tuaja lidhur me regjistrimin, vlefshmërinë e blerjeve, disponueshmërinë e ofertave apo pyetje të tjera mbi kthimin e parave në: contact.albania@priceless.com. Mos harroni të jepni adresën e email-it të përdorur gjatë regjistrimit që ekipi i kujdesit ndaj klientit të mund të verifikojë të dhënat. Pyetjet shqyrtohen brenda 30 ditëve nga data e marrjes. Nuk është e nevojshme të jepni numrin e plotë të kartës. Nëse pyetja juaj lidhet me mallrat/shërbimet e blera nga bizneset pjesëmarrës, kontaktoni drejtpërdrejt mbështetjen ndaj klientit të atij biznesi.


