Frequently Asked Questions
Si ta regjistroj kartelën time në Ditën Mastercard për të përfituar kthim parash?
Duhet të vizitoni faqen https://www.priceless.com/KSdite dhe të regjistroni kartelën tuaj Mastercard (debit, kredit, të parapaguar apo kartë biznesi), të lëshuar nga një institucion financiar në Kosovë, të shkruani emrin dhe mbiemrin, email-in dhe numrin e plotë 16-shifror të kartelës tuaj Mastercard dhe pastaj të shtypni butonin "Regjistrohu". Pas këtij hapi, do të ju del një mesazh në ekran në lidhje me rezultatin e regjistrimit: i suksesshëm ose i pasuksesshëm. Gjithashtu, nëse kartela regjistrohet me sukses, do të merrni një email konfirmimi në adresën e email-it që keni shkruar në formular.
Si do ta di se e kam regjistruar me sukses kartelën në programin e Ditës Mastercard?
Pasi të plotësoni formularin dhe të shtypni butonin "Regjistrohu" në faqen https://www.priceless.com/KSdite, do të ju del një mesazh konfirmimi me një ikonë të gjelbër. Gjithashtu, do të merrni një email konfirmimi në adresën e email-it që keni shkruar në formular.
A duhet ta regjistroj kartelën time në çdo fazë të fushatës?
Jo, nuk ka nevojë ta regjistroni kartelën çdo javë. Pasi të regjistroheni, do të merrni pjesë në të gjitha fazat e fushatës dhe do të përfitoni kthim parash për të gjitha blerjet e vlefshme të kryera më datën 1 të muajit.
Cilat kartela pagesash mund të marrin pjesë në fushatën e Ditës Mastercard?
Të gjitha kartelat (debit, kredit, të parapaguara) për individë dhe kompani të lëshuara në Kosovë janë të pranueshme dhe mund të marrin pjesë në program. Kartelat Maestro/Cirrus nuk janë pjesë e kësaj fushate dhe nuk mund të regjistrohen.
Sa kartela mund të regjistroj për Ditën Mastercard?
Nuk ka limit ose kufizime në lidhje me numrin e kartelave që mund t’i regjistroni, kështu që brenda këtij programi mund të regjistroni disa kartela të lëshuara në Kosovë.
Kur dhe çfarë lloj blerjesh duhet të bëj që të përfitoj kthim parash nga fushata?
Do të përfitoni kthim parash për të gjitha blerjet e vlefshme të bëra nga ora 00:00 deri në orën 23:59 më datën 1 të muajit, duke filluar nga 1 shtatori 2026.
Blerjet e pranueshme nënkuptojnë blerjet te tregtarët në Kosovë nga kategoritë e mëposhtme:
- Supermarkete
- Restorante, furra, fast food-e, shitore ëmbëlsirash, bare, biznese katering, kafeteri
- Hotele
- Taksi
A janë të vlefshme blerjet e bëra jashtë vendit për kthim parash?
Jo, kthimi i parave ofrohet vetëm për blerje lokale në Kosovë, si te tregtarët fizikë ashtu edhe te ata online në kategoritë e pranueshme.
A ka ndonjë limit për kthimin e parave që mund të marr?
Po, ka. Mund të merrni deri në 10% kthim parash nga shuma totale e blerjeve të kryera në Ditën Mastercard, e kufizuar në 25 EUR për kartelë në muaj. Mund të përfitoni disa kthime parash nëse keni disa transaksione në muaj, por në total, kthimi i parave për muajin përkatës nuk mund të kalojë 25 euro. Nuk ka vlerë minimale ose maksimale për çdo transaksion për të përfituar kthim parash.
Sa kohë duhet për të marrë kthimin e parave?
Kthimi i parave ndodh automatikisht, por jo menjëherë. Shpërndarja e parave mund të ndryshojë varësisht nga procesimi i tregtarit dhe procedurat e lëshuesit, ndërsa mund të zgjasë deri në 10 (dhjetë) ditë nga data e transaksionit ose më gjatë në raste individuale.
Pse nuk e përfitova kthimin e parave?
Kthimi i parave nuk ndodh menjëherë. Periudha në të cilën pranohet është deri në 10 ditë pas blerjes. Po ashtu, është mirë të kontrolloni:
- nëse keni bërë pagesën në Ditën Mastercard, d.m.th., më datë 1 të muajit;
- nëse keni përdorur kartelën e duhur (atë të regjistruar në fushatë);
- nëse keni bërë pagesën në kategorinë e tregtarëve të pranueshëm;
- nëse keni kaluar kufirin prej 25 eurosh për muajin përkatës.
Përveç kësaj, mund të ketë situata në të cilat tregtari nuk e ka të konfiguruar saktë POS-in dhe është i regjistruar në një fushë tjetër aktiviteti, të ndryshme nga ajo për kategorinë e fushatës.
A ka tarifa për kthimin e parave?
Është e mundur që lëshuesi i kartelës të aplikojë tarifa për disa lloje blerjesh me kartelë dhe për shumën e kthimit të parave, por këto tarifa nuk lidhen me Mastercard dhe fushatën.
A do të përfitoj kthim parash nëse kam bërë një blerje te një tregtar pjesëmarrës, por kam përdorur një kartelë tjetër për pagesë?
Jo. Paratë llogariten dhe dërgohen te kartelat Mastercard që janë regjistruar me sukses në fushatë. Ju lutemi vini re se kthimi i parave llogaritet për blerjet e bëra pas regjistrimit të kartelës suaj në Ditën Mastercard. Blerjet e kaluara (të bëra para regjistrimit të suksesshëm në program) nuk do të merren parasysh.
Ku mund të kontrolloj nëse paratë tashmë janë dërguar në kartelën time?
Të gjitha transaksionet e kthimit të parave do të kenë përshkrimin “MastercardDay cashback”, në mënyrë që të mund t'i kontrolloni dhe identifikoni në historikun e transaksioneve të llogarive të kartelës tuaj përmes kanaleve të vëna në dispozicion nga lëshuesi i kartelës tuaj (p.sh., në aplikacionin e bankingut mobil, bankingut online, gjendjen e llogarisë bankare dhe llogarisë së kartelës, etj.).
Si mund ta di shumën e parave që më është kthyer?
Mund të kontrolloni transaksionet me përshkrimin “MastercardDay cashback” në kanalet e ofruara nga lëshuesi i kartelës (aplikacioni i bankingut mobil, bankingu online, gjendja e llogarisë, etj.) dhe totali i tyre do të tregojë shumën që ju është kthyer.
Ku mund të mësoj të gjitha hollësitë për kushtet e kësaj fushate?
Kushtet për këtë fushatë janë të paraqitura këtu: https://www.priceless.com/KSdite.
A duhet të kem një llogari në priceless.com që të mund ta regjistroj kartelën time në fushatën Dita Mastercard?
Jo, për Ditën e Mastercard nuk është e detyrueshme, por jeni të mirëpritur të vizitoni dhe të krijoni një profil në priceless.com.
Cili është kontakti i kujdesit ndaj klientit ku mund t'i adresoj pyetjet në lidhje me programin Dita Mastercard?
Ju lutemi adresoni pyetjet tuaja lidhur me regjistrimin, pranueshmërinë e blerjeve, disponueshmërinë e ofertave ose çështjet e llogaritjes së kthimit të parave në contact.kosovo@priceless.com. Ju lutemi mos harroni të jepni adresën e email-it që keni përdorur gjatë regjistrimit, në mënyrë që ekipi i kujdesit ndaj klientit të mund t'i kontrollojë të gjitha hollësitë lidhur me pyetjen tuaj. Kërkesat procesohen brenda 30 ditësh nga data e pranimit të kërkesës. Nuk është e nevojshme të ndani të gjithë numrat e kartelës për zgjidhjen e kërkesave. Nëse pyetja juaj lidhet me specifikat e ofrimit të mallrave/shërbimeve që keni blerë te ndonjë prej tregtarëve pjesëmarrës në program, ju lutemi adresoni këto pyetje drejtpërdrejt te linjat e mbështetjes së klientit të atyre tregtarëve.